Ministrat e jashtem te BE premtojne unitet per Kosoven
Albeu.com
Ministrat e jashtem te Bashkimit Evropian kane premtuar sot të ruajë unitetin lidhur me cështjen e Kosovës, megjithë rritjen e tensioneve mes Moskës e Uashingtonit rreth statusit."Është e rëndësishme që ne të hartojmë pozicionin tonë dhe të jemi të qartë për nevojën e një udhëheqje të fortë evropiane në këtë cështje, ashtu sic është e rëndësishme dhe ruajtja e unitetit", tha minisitri i jashtëm britanik, David Miliband. Ai shtoi se "angazhimi për planin e Ahtisaarit mbetet shumë i fuqishëm". Ndërkaq homologu i tij gjerman, Frank Walter Steinemier kërkoi që Bashkimi Evropian të caktojë një të dërguar në Grupin e Kontaktit në vend të përfaqësimit në këtë grup të Gjermanisë, Francës, Britanisë e Italisë ndaras. Ai propozoi që nga një përfaqësues të emërojnë dhe Rusia dhe SHBA-të. Europa e Lire
Shtuar më 23/07/2007, ora 17:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori