Ministrat e Brendshem te BE: Mbeshtetje Shqiperise per vizat
Albeu.com
Mbështetje të plotë për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë i kanë premtuar Ministrat Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Bashkimit Europian ministrit të brendshëm Lulëzim Basha në vizitën e tij një ditore në Bruksel.
Kjo ka ardhur si rezultat i progresit të shpejtë që ka bërë Shqipëria ditët e fundit. Ndërkohë që ministrat e BE-së vlerësuan reformat e bëra në drejtim të luftës kundër krimit dhe përafrimin e legjislacionit me Be-në. Eurodeputetja Tanja Fajon u shpreh se libelarizimi i vizave në Bosnje dhe në Shqipëri do të ndodhë së shpejti. Mjaft me optimizëm u shpreh dhe Zv.kryeministrja dhe Ministrja e ngarkuar me Politikat e Emigracionit dhe të Azilit të Belgjikës Znj. Joelle Milquet.
Shtuar më 26/02/2010, ora 22:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori