Ministrat e BE-se sot diskutojne per Kosoven
Albeu.com
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) do të diskutojnë sot për Kosovën, pas dhënies së mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila të enjten e kaluar vlerësoi se shpallja e pavarësisë së ...... Kosovës nuk ka paraqitur shkelje të asnjë neni të së drejtës ndërkombëtare, siç pretendonte Serbia kur e inicioi këtë proces. BE-ja, përmes përfaqësueses për politikë të jashtme, Catherine Ashton, e ka mirëpritur vendimin e GJND-së, i cili sipas Brukselit zyrtar ka qenë i harmonizuar ndërmjet të gjitha 27 shteteve anëtare. Në takimin e sotëm sipas të përditshmes serbe Blic, Brukseli do t’i ofrojë Prishtinës dhe Beogradit mbështetje të plotë politike për dialog që synon ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore për një të ardhme më të mirë.
Shtuar më 26/07/2010, ora 09:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori