Tragjedi në Itali: Shqiptari vdes ditën e ditëlindjes teksa shkonte në punë

Një shqiptar në Itali ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në ditën e ditëlindjes së tij.

46 vjecari në Itali, la pas festën e ditelindjes dhe u nis për punë, por pësoi aksident dhe humbi jetën.

Shqiptari la pas gruan dhe dy fëmijë të cilët tashmë duhet të rriten pa baba.

Në Rosolina përshkruhej nga të gjithë si një person i zoti, punëtor dhe që gjithmonë donte të bënte mirë.

“Nuk mund ta humbësh jetën kështu, në një aksident kur po shkon për të punuar, aq më tepër në ditën e ditëlindjes.

Është çmenduri. Nuk mund ta mendoj dhimbjen që kanë familjarët e tij kur kanë mësuar lajmin. Shpresoj të prehet në paqe”- ka thene nje tjeter banore e zonës. /albeu.com/


Shtuar 30.05.2020 09:57