Banorët e fshatit Memlisht në Pogradec kanë kontestuar fillimin e punimeve për shfrytëzimin e minierës së hekur-nikelit, pasi, sipas tyre, u rrezikohen
banesat.
25 banesa me certifikatë pronësie, të cilat ndodhen
vetëm pak metra në distancë nga zona ku firma “Delta Star” synon të zhvillojë aktivitetin për nxjerrjen e mineralit, rrezikojnë të dëmtohen, sipas banorëve.
Firma ka arritur të sigurojë lejen e shfrytëzimit dhe është autorizuar që të punojë në një distancë prej
vetëm 48 metrash nga shtëpitë,
ndërsa banorët kontestojnë punimet pasi në
banesat e tyre ka ende gjurmë të dëmtimeve nga aktiviteti i mëparshëm i shfrytëzimit të minierës.
Banorët, mes të cilëve edhe ish-minatorë, tregojnë se përdorimi i lëndëve plasëse është një rrezik potencial jo
vetëm për
banesat, por edhe për jetët e tyre.
Në momentin kur nga ana e firmës është bërë përpjekja për të nisur punimet ata e kanë kontestuar, duke u konfrontuar fizikisht edhe me policinë. Dy prej banorëve janë shoqëruar,
ndërsa një grua ka mbetur e dëmtuar fizikisht.
Banorët shprehen të vendosur për të mos lejuar fillimin e punimeve,
ndërsa apelojnë për zgjidhjen e kësaj situate. /Top Channel/
Shtuar më 29/08/2018,
ora 13:11