Miniera e bulqizës i nënshtrohet kotrollit të inspektorëve
Miniera e Kromit në Bulqizë do të inspektohet gjatë ditës së sotme nga një grup specialistësh të Repartit të Inspektimit e Shpëtimit të Minierave.

Qëllimi i këtij inspektimi sipas këtyre specialistëve është të përcaktojë nëse në këtë minierë do të duhet të rinisë puna apo jo.

Gjatë inspektimit RISHM-i do të kontrollojë të gjitha zonat të cilat administrohen nga kompania koncesionare “ACR” duke përfshirë edhe zonën D të minierës së Bulqizës. zonë e cila është është cilësuar nga minatorët si më e rrezikshmja.

Puna në minierën e bulqizës ishte pezulluar për një afat kohor prej 10 ditësh pasi në të ishte konstatuar prani e lartë e hidrogjenit dhe kjo paraqiste rrezik për minatorët.

Kjo minierë është kthyr në një minierë vdekje sepse aty hërë pas herë ka pasur humbje jetësh në radhët e minatorëve. Ndërkohë që këta të fundit janë ankuar shpesh në media për këtë rrezik.

Përpara disa kohësh nga shpërthimi në nivelin 16 të minierës së Bulqizës humbi jetën minatori Naim Shyti dhe u plagosën 8 minatorë të tjerë nga ky shpërthim brenda minierës./albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori