Minatorët shkojnë të protestojnë te Rama por përfundojnë duke u zënë me njëri-tjetrin
Në ditën ndërkombëtare të punës, minatorët janë mbledhur përpara kryeministrisë për të kërkuar miratimin sa më shpejt të statusit të minatorit dhe kushte të mira pune.

Protesta e tyre ka nisur më përplasje pasi minatorët patën konflikte me njëri-tjetrin.

Një grup minatorësh u konfliktuan me Fiqiri Xibrin, i cili qëndron në krye të protestave të minatorëve. Sipas këtyre të fundit, Fiqiri Xibri nuk i përfaqëson pasi ka lidhje me politikën.
Shtuar më 01/05/2019, ora 19:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori