Minatorët: Deri në fund
Gjendja e minatorëve të Bulqizës paraqitet e rënduar. Pas 8 ditësh në ngujim ata kanë filluar të shfaqin probleme serioze të shëndetit. Por, ata janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Familjarët e të afërm thonë se gjendja shëndetësore sa vjen e përkeqësohet, ndërkohë që vetë grevistët nuk pranojnë të mjekohen në spitalin e Bulqizës, duke mos dashur të lënë ambientet e grevës.

Ndërsa jashtë godinës ku po zhvillohet greva, vazhdojnë të protestojnë familjarë e të tjerë minatorë.

Minatorët kane deklaruar edhe përshkallëzim të protestës, duke paralajmëruar edhe bllokim të rrugës nacionale. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2011, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori