Mimoza Hafizi zbulon skenarin se si mund të dalim nga kriza politike
Mimoza Hafizi me anë të një statusi në Facebook ka dhënë zgjidhjen që sipas saj do të çojë në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Deputetja e LIBRA-s shkruan se ngërci zgjidhet vetëm duke u marrë parasysh paketa e propozimeve të LIBRA-s për ndryshimin e kodit zgjedhor dhe ulja e partive në një tryezë dialogu.

STATUSI I PLOTË I HAFIZIT

Nisur nga seanca e sotme plenare, ku u parashtruan disa propozime për zgjidhjen e krizës politike, LIBRA bën thirrje për një tryezë të partive parlamentare, e cila të shqyrtojë e të vendosë për daljen e vendit nga kjo situatë shumë e rrezikshme për demokracinë e të ardhmen.

Ne kemi një paketë propozimesh, ashtu siç edhe kemi paraqitur në parlament një projektligj me ndryshime në kodin zgjedhor, të cilat çojnë në përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve të ardhshme.

Ne shpresojmë se ndryshimet e kodit zgjedhor do të votohen me konsensus sa më të gjerë, për t’i dhënë qytetarëve mundësinë që vota e tyre të respektohet e të numërohet drejt./albeu.com/
Shtuar më 06/04/2017, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori