30 ushtarë të lënduar nga dhuna në veri të Kosovës, KFOR: Palët të marrin përgjegjësinë për atë që ndodhi

Qytetarët serbë vazhdojnë sot për të dytën ditë radhazi protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

KFOR ka reaguar në lidhje me përplasjet e dhunshme që u regjistruan dje në Zveçan, veri të Kosovës. KFOR njofton se numri i paqëruajtësve që u plagosën dje në Zveçan është 30-të. Bëhet fjalë për 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez, të cilët kanë pësuar lëndime të shumta.

ushtarët kanë pësuar lëndime të shumta duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse e shpërthyese.

Si pasojë e kësaj situate, tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.

Në reagimin e KFOR bëhet e ditur se komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuçia, po ndjek personalisht zhvillimin e situatës dhe shpreh solidaritetin e tij me ushtarët e NATO-s që u plagosën gjatë përleshjeve dhe familjet e tyre.
Gjithashtu thekson se të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë për situatën e krijuar.

“Për të shmangur përleshjet ndërmjet palëve dhe për të minimizuar rrezikun e pas përshkallëzimit, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, në vend që të fshihen pas narrativave të rreme.”
“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës për të zvogëluar rrezikun e përshkallëzimit, pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të marrin detyrën. Trupat e KFOR-it u sulmuan më pas nga turma gjithnjë e më agresive. KFOR-i gjithmonë vepron me vendosmëri dhe përmbajtje, brenda Rregullave strikte të Angazhimit (ROE)”, thuhet në reagim.

Më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, me asistimin e Policisë së Kosovës hynë në ndërtesat komunale, për të nisur punën, pasi një ditë më parë bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale. Hyrja e tyre në zyrat e komunave u kundërshtua nga grupe të serbëve lokalë.

Serbët lokalë të këtyre komunave kundërshtojne ryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 23 prillit.

Policia e Kosovës ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të tyre. Të paktën pesë policë pësuan lëndime. Faktori ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara, dënuan veprimet e Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që menjëherë të ulen tensione

/albeu.com/


Shtuar 30.05.2023 09:14

Tags: ,