Tre deputetë të partisë Demokratike gjatë mbledhjes së grupit gjatë ditës së hënë kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me
disa problematika të zonave të cilët ata përfaqësojnë. Florian
Mima, Shefredin
Shehu dhe Lefter
Maliqi kanë shprehur para kryeministrit shqetësimet e banorëve të zonave ku ata janë zgjedhur.
Mima ka shprehur shqetësimin në lidhje me 1500 familje në zonën e Shkozës të cilët nuk marrin tapitë qysh per kohës së Enverit ndërsa ka marrë premtimin e kryeministrit për zgjidhjen e këtij problemi. Ndërsa deputeti tjetër
Shehu ka kërkuar ndihma për
disa zona të qarkun të Dibrës që vazhdojnë të jenë tërësisht të izoluara dhe që nuk kanë marrë asnjë ndihmë ndërkohë që
Maliqi ka ngritur shqetësimin për mbarimin e punimeve në rrugën Lushnje-Berat. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2012,
ora 10:05