Milo: Opozita me qëndrim unik për zgjedhje të parakohshme
Albeu.com
Kështu e ka komentuar kryetari i PDS Paskal Milo zhvillimin e një dite më parë sipas të cilit mazhorancës tashmë i takon të marrë të gjitha përgjegjësitë e mundshme që do të pasojnë.Sipas tij, opozita i ka ofruar dorën e konsensusit kryeministrit Sali Berisha, por ky i fundit nuk e pranoi por zgjodhi rrugën e kaosit dhe çuarjes së vendit drejt një krize të tillë. “Ne tashmë nuk na intereson fakti se çfarë raundi do të llogaritet votimi i rradhës. Ky është problem i mazhorancës që nuk pranoi konsensusin tonë. Ne sërish jemi të gatshëm për një dialog politik, por gjithashtu opozita është unike në vendimin e saj për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme”, tha zoti Milo. start
Shtuar më 09/07/2007, ora 15:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori