Kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal
Milo gjet nje takimi me simpatizantė tė partisė nė Durrės, tha se kjo force politike synon tė fitojė njė deputet nė Durrės dhe sė bashku me Partinė Socialiste nė
koalicion do tė largojė Kryeministrin aktual nga pushteti me forcėn e votės nė zgjedhjet parlamentare tė 23 qershorit.
"Pėrkundrejt njė
qeverisje, tashmė tė degjeneruar, tė korruptuar, shqiptarėt nuk kanė se ēfare tė presin mė. Do tė ishte e pafalshme, nėqoftėse ata ende do tė vazhdojnė tė shpresojnė te kjo Qeveri, e cila ju e shikoni pėrditė, jo vetėm qė nuk bėn asgjė, por ka filluar tashmė edhe ēdo e mirė materiale qė mund tė ketė mbetur ende nė Shqipėri kėrkon ta shesė, madje kėrkon tė korruptojė njerėz me qėllim qė tė mund tė bėjnė sa tė jetė e mundur mė shumė zullume para se t'i vijė fundi, prandaj ne duhet tė
bashkohemi dhe kur them tė
bashkohemi, jo ne brenda radhėve tona, por duhet tė
bashkohemi si njė
koalicion i fuqishėm, ku tė ndihet njė frymėmarrje e madhe demokratike dhe njė ofensivė elektorale e tė gjithė partive tė koalicionit. Sali Berisha dhe
qeverisje tij e dėshtuar kanė provuar nė tė kaluarėn, por edhe gjatė kėtyre kohėve tė fundit se ata largohen vetėm me krijim fronti unik tė tė gjithė shqiptarėve qė dėshirojnė tė sjellin vėrtetė demokraci nė Shqipėri", u shpreh
Milo.
Shtuar më 02/02/2013,
ora 16:09