Milo: Kadare, ky nxënës i keq i historisë dhe servil i Enver Hoxhës
Albeu.com
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, ka reaguar ashpër ndaj shkrimtarit Ismail Kadare pasi ky i fundit e kishte akuzuar atë si një person që po bën përpjekje monstruoze për rehabilitimin e figurës së ish liderit diktator, Enver Hoxha.“Antikomunizimi i Ismail Kadaresë është një alibi për të fshehur shërbimet e tij të çmuara për diktaturën. Kur të tjerët persekutoheshin, Kadare gëzonte privilegjet e shkrimtarit të oborrit dhe i ngrinte me servilizëm, për së gjalli, monumente letrare diktatorit. Kadare është i madh ne imagjinatën letrare, por i vogël e cinik si qënie njerëzore. Ndërhyrja e Kadaresë çoi në internim e në fatkeqësi një familje të thjeshtë e të varfër tiranase në vitet ’70-të.”, nënvizoi lideri i PDS me anë të një njoftimi për shtyp. start
Shtuar më 13/10/2006, ora 10:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori