Milo fton Nanon të marrë pjesë në vendimet e opozitës
Albeu.com
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo i ka bërë thirrje ish kryeministrit Fatos Nano që të bëhet pjesë aktive e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim që ai të bëhet kontributor për përmirësimin e veprimtarisë politike të opozitës.Gjatë një prononcimi për mediat zoti Milo komentoi zhvillimet e fundity në Partinë Socialiste. Pozicionin e zotit Nano, kreu i PDS-së e vlerësioi se "varet nga e sheh zoti Nano veprimtarinë e opozitës. Nëse e shikon nga zyra sigurisht që ka një perceptim tjetër nga ai që ne e shikojmë brenda këtu në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Në rast se e shikon nga mjedise që nuk kanë të bëjnë me kontakte elektorale me njerëzit e thjeshtë, që na përcjellin mesazhe të qarta, apo e shikon nga mjedise të tjera që nuk janë në kontakt me njerëzit e thjeshtë, përsëri unë mendoj se e ka gabim".

Ndërsa në lidhje me ftesën që zoti Nano u ka bërë aleatëve të PS-së për t'u bashkuar me grupin e deputetëve që mbështesin ish-Kryetarin e PS-së, zoti Milo tha se " kësaj i thonë peshku në det, tigani në zjarr". "Le të presim, të shikojmë zhvillimet brenda PS-së, ne kemi marrëdhënie institucionale me PS-në, me udhëheqësin e saj, me institucionet që drejtojnë aktualisht PS-në, por kjo nuk na ka penguar dhe nuk do të na pengojë as tani, as në të ardhmen që të mbajmë marrëdhënie normale dhe korrekte me kolegë të PS-së që nuk kanë të njëjtat mendime për gjendjen brenda PS-së, por që ndajnë opinione të ndryshme, siç dhe janë ndarë aktualisht", tha zoti Milo. start
Shtuar më 12/04/2007, ora 17:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori