Millovanoviq: Nuk ka krizë politike në Maqedoni
Albeu.com
Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Xhilijan Millovanoviq ka deklaruar se marrëveshja midis kryeministrit Gruevski dhe liderit të opozitës shqiptare, Ali Ahmeti është vetëm marrëveshje verbale, ndërsa i ka bërë thirrje BDI-së të punojë dhe veprojë në kuadër të Parlamentit të Maqedonisë.nga Bekim MURATI, Koha
Nuk ka krizë në politikën e Maqedonisë, theksoi Xhilijan Millovanoviq, ambasadorja amerikane në Maqedoni, pas dorëzimit të pajisjes speciale për zbulimin dhe matjen e radioaktivitetit në kazermën e Shkupit "Goce Delçev".
"Të gjitha partitë janë të detyruara të kontribuojnë që të vazhdojë të funksionojë demokracia. Me rëndësi është të vazhdojnë edhe diskutimet politike mes partive, para se gjithash diskutimet politike të filluara më 29 maj mes kryeministrit dhe Ali Ahmetit", sqaroi ambasadorja amerikane duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske nëse formohet krizë
e re politike në vend. Për kërkesën e mbledhjes së re parlamentare ku kryeministri Nikolla Gruevski do të sqaronte se çka është marrë vesh me BDI-në, Millovanoviq theksoi se ajo është marrëveshje verbale, gjë që vazhdimisht theksohet.
Por edhe marrëveshjet verbale, janë marrëveshje, deklaroi ajo, duke shtuar, ashtu siç është thënë edhe më parë, janë dakorduar që të punohet në tre elemente, ndërsa disa grupe të punës t'i vazhdojnë diskutimet rreth çështjeve, për të cilat nuk është marrë vendim. Qëllimi i marrëveshjes, vlerëson Millovanoviq, është të bisedohet që të mund të funksionojë demokracia në institucione, e jo për shkak të dëshirës që të ekzistojnë institucione të ndara. Në fund, thekson ambasadorja amerikane, punët gjithmonë kthehen në Parlament "përderisa ekziston legjislatura". Sipas saj, me rëndësi është të sigurohen mekanizma që të munden partitë politike të komunikojnë mes vete, ndërsa edhe më e rëndësishme është përderisa ekziston marrëveshje verbale, që ajo të respektohet.
"Mendoj se është shumë me rëndësi çdo mekanizëm që është përdorur, duke përfshirë edhe takimet e liderëve, madje edhe mundësinë e përfshirjes së Presidentit, i cili e ka rolin e vet. Këto punë janë jashtëzakonisht të rëndësishme, dhe në këtë nuk bëhet fjalë për njërën apo tjetrën anë", theksoi Mollovanoviq. Ajo sqaroi se gjithçka që kontribuon për demokracinë në Maqedoni, për të mirën e vendit, siç janë edhe diskutimet, dhe e gjithë ajo për të cilën janë obliguar autoritetet më të larta në vend, duhet të plotësohen.
Shtuar më 20/07/2007, ora 15:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori