Millovanoviq: Marrëveshja e 29 Majit duhet të realizohet
Albeu.com
Ambasadorja e SHBA-ve, Xhilian Milovanoviq gjatë vizitës që i bëri Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) tha se Maqedonia duhet të implementojë Marrëveshjen e 29 Majit.Kjo sipas saj është një nga kriteret për të marrë ftesën për në NATO në Samitin e Bukureshtit. Kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane, Xhilian Milovanoviç duke komentuar takimin e djeshëm të ministrit të Jashtëm, Antonio Milloshoski me sekretaren amerikane të shtetit, Kondoliza Rajs.
“Janë thënë shumë fjalë inkurajuese për procesin e Maqedonisë dhe gjithashtu u kërkua nga Maqedonia që të përfundojë reformat në luftën kundër korrupsionit dhe dy pikat kryesore të Marrëveshjes së 29 Majit, të cilat duhet të implementohen si pjesë e kandidaturës për në NATO”, tha Xhilian Milovanoviq.
Ambasadorja amerikane ka thënë se SHBA-të, nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë qëndrimin e tyre lidhur me emrin e Maqedonisë. “SHBA-të përsërisin qëndrimin se do të vazhdojnë ta njohin Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, Republika e Maqedonisë, por në të njëjtën kohë inkurajojnë Greqinë dhe Maqedoninë që të bëjnë çdo përpjekje në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët që problemi të zgjidhet sa më shpejt aq më mire”, u shpreh Xhilian Milovanoviq. (G. Lajm)
Shtuar më 14/02/2008, ora 16:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori