Milloshoski viziton sot Kosoven
Albeu.com
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Antonio Milloshoski, sot do të qëndrojë për vizitë njëditëshe zyrtare në Republikën e Kosovës, me ftesë të kolegut të tij kosovar, Skënder Hyseni.Krahas takimit me nikoqirin e tij, shefi i diplomacisë së Maqedonisë do të pritet nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe nga kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Milloshoski do të ketë edhe fjalim para anëtarëve të Komisionit parlamentar për politikë të jashtme. Në kuadër të vizitës, është paraparë hapja solemne e hapësirave të reja të Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, si dhe takimi i Milloshoskit me përfaqësues të bashkësisë gorane në Kosovë. /mia/
Shtuar më 15/03/2010, ora 19:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori