Katër raste të reja me koronavirus në Shkodër, lagjia ku banojnë

Katër raste të reja me koronavirus janë shënuar së fundmi në Shkodër. Mësohet se këta persona janë familjarë të të prekurve të mëparshëm, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë pa probleme.

Të prekurit janë nga lagja Kiras dhe Dobraç. Bashkë me rastet e fundit shkon në 37 numri i të prekurve në këtë qark, duke u renditur i dyti më i prekur pas Tiranës.

Gjatë ditës sësotme do të vijojë puna e Bashkive për dezinfektimin e ambienteve kryesisht në ambientet që janë në afërsi të infektuarve.


Shtuar 5.04.2020 08:08