Milloshoski: Me njohjen e Kosoves, njohem nje realitet te ri
Albeu.com
Në një intervistë për agjencinë Osnabruer Cajtung, Milloshoski tha se Maqedonia dëshiron të ketë marrëdhëniet të mira edhe me Prishtinën edhe me Beogradin.Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Antonio Milloshoski, deklaroi se me njohjen e Kosovës, Shkupi ka njohur një realitet të ri në Ballkan. Në një intervistë për agjencinë Osnabruer Cajtung, Milloshoski tha se Maqedonia dëshiron të ketë marrëdhëniet të mira edhe me Prishtinën edhe me Beogradin.

“Maqedonia vetëm se ka njohur realitetin e ri. Ne gjendemi në zemrën e Ballkanit. Nuk kufizohemi me Norvegjinë apo Suedinë, por me Serbinë dhe Kosovën. Promovojmë marrëdhënie të mira me Prishtinën dhe Beogradin dhe jemi të interesuar që edhe më tej këtë ta bëjmë”, deklaroi Milloshoski.

Shefi i diplomacisë maqedonase tha se nga Serbia ishte kërkuar që Shkupi të priste të vendoste për njohjen pas vendimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për rezolutën e Serbisë, që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të shqyrtonte ligjshmërinë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

Milloshoski tha se Maqedonia si vend kandidat për anëtarësim në BE në Samitin e ardhshëm në dhjetor do të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim. (start)
Shtuar më 22/10/2008, ora 18:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori