Milloshoski kritikon Cervenkovskin pas vendimeve te fundit
Pëlqej
Albeu.com
Shefi i diplomacisë maqedonase Antonio Milloshoski ka cilësuar si përçarje të politikës së brendshme vendimet e presidentit Branko Cërvekovski.Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, ai tha se vendimi i fundit i Cërvenkovskit shkakton përçarje në aspektin e brendshëm politik, në vend që të bashkojë, ndërsa në aspektin e jashtëm politik në vend që t`i sjellë dobi Maqedonisë në fazën kryesore të negociatave, i shkakton dëm.

Lidhur me afatet që dje i përmendi kryetari Cërvenkovski, shefi i diplomacisë shprehet se edhe nëse kanë ekzistuar çfarëdo pritjesh për afate në këtë periudhë serioze, atëherë pikërisht hapi i këtillë i shkarkimit të kryenegociatorit është tërësisht kontradiktor me deklaratat se "në këtë moment dhe në këto afate ne duhet të mbetemi të kyçyr në procesin në mënyrë aktive ".

"Me veprimin e këtillë të Cërvenkovskit mendoj se edhe nëse kanë ekzistuar afate, tani janë sjellë në pikëpyetje", konsideron Milloshoski.

Duke komentuar thirrjen e kryetarit Cërvenkovski që të heqet dorë nga formula e dyfishtë meqë insistimi i tillë do të thoshte se procesi do të jetë i vdekur, Milloshoski shprehet se deklaratat e Cërvenkovskit janë tepër të dedikuara për opinionin e brendshëm.
Shtuar më 06/11/2008, ora 21:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori