Milloshoski: Duam raporte te mira me Athinen
Albeu.com
Ministri i Jashtem i Maqedonise, Antonio Milloshoski i ka derguar nje leter homologes se tij greke Dora Bakojanis, te ciles i ka shprehur gatishmerine e Shkupit per permiresim te marredhenieve dypaleshe.Ne letren e tij Milloshoski propozon gjithashtu ndertimin e nje vendkalimi kufitar, qe sipas tij mund t’i sherbeje shkembimeve tregtare mes dy vendeve.

“Ne funksion te zhvillimit te marredhenieve dypaleshe dhe me qellim zhvillimin e bashkepunimit kufitar, me lejoni te theksoj dobine qe mund te perfitojme nga ndertimi i nje pike te re kufitare ne Markova Noga-German”, shkruan ne leter Milloshoski.

Shefi i diplomacise maqedonase ka shprehur bindjen e tij se vendkalimi i ri do te ndikonte pozitivisht ne rritjen e komunikimit mes qytetareve te Maqedonise dhe Greqise. (tch)
Shtuar më 11/04/2009, ora 00:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori