Milloshoski: Data per negociata varet nga BE-ja dhe Greqia
Albeu.com
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Miloshoski thotë se fillimi i negociatave me BE-në, varet më shumë nga aftësia e Unionit që të mundësojë një vendim konsensual lidhur me këtë çështje.
“Komisioni Evropian e rekomandoi këtë tetorin e kaluar, por për fat të keq Greqia e bllokoi procesin. Athina zyrtare akoma nuk është e përgatitur të jetë lokomotivë e eurointegrimeve në rajon. Bisedojmë intenzivishtë për këtë çështje dhe mundohemi ti përafrojmë qëndrimet tona”, theksoi Miloshoski. Ai thotë Maqedonia nuk ka alternativë tjetër pos integrimit në Bashkim Evropian dhe NATO. (ina)
Shtuar më 12/07/2010, ora 11:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori