Militantët e PD në Durrës protestojnë: Hera e parë në 28 vite
Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë protestuar pranë qendrës së votimit në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Ata kanë mbajtur në duar edhe flamujt e SHBA dhe BE. Njëri prej tyre është shprehur për Report tv se protesta ka të bëjë me kundërshtimin ndaj zgjedhjeve lokale.

“Protesta ka të bëjë me kundërshtimin e kësaj zone ndaj zgjedhjeve. Nuk janë parë në 28 vite votime të tilla. Sot është bërë në rresht administrata. Kjo mjafton për qeverinë e Edi Ramës, e cila nuk është më legjitime në qeverisje”, shprehet protestuesi.
Shtuar më 30/06/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori