Milionat për teknologjinë në zgjedhje përfundojnë në xhepat e pushtetarëve (FOTO-LAJM)
Projektet për teknologjinë në zgjedhje kanë dështuar duke bërë që nga arka e shtetit të shkojnë dëm rreth 3.4 milion euro. Por duket se nga këto para nuk ka përfituar vetëm kompania IDRA e cila kishte fituar tenderin për realizimin e projektit por edhe njerëz të pushtetit.

Gazeta Tema ka arritur të sigurojë tre fatura, që tregojnë se paratë që merrte kompania spanjolle INDRA, për projektet e dështuara të teknologjisë në votime, përfundonin tek një kompani nënkontraktore, në pronësi të Pjerin Markut, që deri së fundmi ka qenë këshilltar i kryeministrit Sali Berisha për teknologjinë. Dyshohet se Pjerini ka komanduar procesin e përzgjedhjes së kompanisë INDRA si fituese e tenderit, por emri i kompanisë së tij Multiverse nuk shfaqet askund.

Por krejt papritur, kur projektet për numërimin elektronik në Fier dhe për kontrollin elektronik të kartave të identitetit në Tiranë, dështuan, na shfaqet kompania e Pjerin Markut, Multiverse, që ka marrë mijëra euro nga spanjollët, si një kompani nënkontraktore. Në total nga këto fatura, Marku ka marrë plot 240 mijë dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2013, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori