Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Miliband, ka theksuar se për Bashkimin Evropian është me rëndësi integrimi i Ballkanit Perëndimor në këtë union, por duke nënvizuar se ky integrim do të bëhet kur këto vende të jenë gati.
“Të 27 vendet anëtare e kanë bërë të qartë se anëtarësimi në BE është e ardhmja për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kur ato të jenë gati”, theksoi Miliband gjatë një fjalimi të mbajtur dje në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, mbi prioritetet evropiane dhe britanike.
“Anëtarësimi evropian është i vetmi çmim i madh për të siguruar kompromis dhe reforma ndaj rivalëve historik me interesa personale dhe pikëpamje të pandryshueshme”, shtoi Miliband.
Shtuar më 27/10/2009,
ora 20:28