Miliband: Sovraniteti mbi territorin e Kosoves, i takon Prishtines
Pëlqej
Albeu.com
Sekretari i Jashtëm britanik David Miliband deklaroi në Prishtinë, se sovraniteti mbi territorin e Kosovës i takon Qeverisë së Kosovës dhe askush nuk mund ta detyrojë Prishtinën të pranojë kompromise eventuale.
Pas takimit me Presidentin Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, në një konferencë të përbashkët me gazetarë, shefi i diplomacisë britanike tha se ndjehet shumë i privilegjuar që po viziton Kosovën e pavarur, shtetin më të ri dhe siguroi se Britania e Madhe është me Kosovën.

"E di se keni kaluar një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të arritur këtë ditë, ndaj ne do të qëndrojmë me ju", tha Miliband, duke i shprehur urimet e vendit të tij për punën që kanë bërë institucionet e Republikës së Kosovës.

"Ju duhet t'i bindni të gjitha shtetet në botë që t'iu bashkohen 52 shteteve që e kanë njohur Kosovën, duke ngritur ura të bashkëpunimit, kjo nënkupton edhe marrëdhënie të mira edhe me Serbinë", tha Miliband para deputetëve të Kosovës.
Shtuar më 06/11/2008, ora 23:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori