Miliband: Kosova ne tavolinen evropiane
Pëlqej
Albeu.com
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe David Miliband, i cili gjendet për një vizitë në Kosovë, deklaroi se qeveria e Britanisë e ka përkrahur rrugën e vështirë të Kosovës deri në pavarësimin e saj, dhe se do ti qëndronte pranë në rrugën drejt prosperitetit dhe integrimit në BE. Miliband ka thënë se Britania dëshiron që ekonomia kosovare të përparojë.

Ndërsa në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës Miliband ka thënë se Britania është krenare të qëndrojë pranë Kosovës, Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit për të gjetur të ardhmen tuaj në familjen evropiane. “Kosova e ka një vend në tavolinën evropiane”, ka thënë ai. (telegrafi-albeu)
Shtuar më 06/11/2008, ora 02:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori