Miliband: Duam te shohim Kosoves ne BE
Pëlqej
Albeu.com
Britania mbështet Kosovën në të ardhmen e saj evropiane, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, David Miliband, pas takimit me krerët e institucioneve të Kosovës, kryetarin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Miliband ka shtuar se përshëndet përkushtimin e presidentit dhe kryeministrit kosovar për shtrirjen e plotë të EULEX-it në Kosovë.

"Pavarësisht nga shqetësimet e tyre për planin e Kombeve të Bashkuara, unë jam i impresionuar me qartësinë e përkushtimit të liderëve të Kosovës për të marrë për bazë shqetësimet e pakicës serbe në Kosovë", ka thënë Miliband. (REL)
Shtuar më 21/11/2008, ora 17:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori