"Miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta", Meta bën thirrjen e fortë
Presidenti, Ilir Meta ka publikuar sot një raport të INSTAT për gjendjen e blegtorisë në Shqipëri, ku sipas tij ky sektor është lënë drejt një rënie të lirë, që pas vitit 2017.

Meta thekson se braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë ka shpopulluar zonat rurale, ndërkohë që për kreun e shtetit, miliarda euro jepen për koncensione të dyshimta dhe tendera ‘sekrete’.

Për Presidentin kjo situatë duhet të ndryshojë njëherë e përgjithshmen.

“Blegtoria, një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, për fat të keq, ashtu siç tregojnë dhe indikatorët e INSTAT, pas vitit 2017, po shkon drejt një rënie të lirë.

Braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekrete”.

Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë.

Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë!”, thekson Meta.
Shtuar më 26/09/2020, ora 13:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori