Në Ditën Ndërkombëtare të
Librit për Fëmijë dhe të Rinjë, triumfon interneti. Tashmë është fakt i
njohur dhe i pakundërshtueshëm që zhvillimi i teknologjive ka larguar shumë të rinjë nga
miku i vjetër, libri. Disa nga nxënësit me rezultate më të larta të klasës së 11-të të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet pranojnë se kalojnë më shumë kohë përpara internetit, por kjo kohë ka qenë më e madhe kur ata ishin më të rinjë, raporton Ora-News.
Për të lexuar libra jashtëshkollorë atyre u vjen në ndihmë edhe biblioteka e shkollës, ndërsa për ti blerë të rinjtë shprehen se ata kanë cmime të kripura.
Mësuesja e letërsisë, në gjimnazin “Partizani”, Aida Nepravishta, shprehet se dashuria për librin lind në moshë të re.
Dita Ndërkombëtare e
Librit për Fëmijë dhe të Rinjë është vendosur në ditën e lindjes së shkrimtarit të
njohur Danez Andersen dhe përkujtohet cdo vit në të gjithë botën. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012,
ora 16:32