Miku i Arkan: Serbia duhet te pranoje EULEX-in
Albeu.com
Serbia nuk duhet të humbas kohë rreth EULEX-it, të cilin duhet ta pranojë, sepse forcat e këtij misioni të BE tashmë janë sistemuar në Kosovë dhe i kanë marrë ato që i "kanë kompetenca". Kështu ka deklaruar Kryetari i Partisë "Jedinstvena Srbija", që është anëtare e koalicionit qeveritar serb, dhe ish bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Zheljko Razhnatoviç -Arkan, Dragan Markoviç –Palma. Sipas tij, “nuk ka kurrfarë dallimi nëse forcat ndërkombëtare quhen EULEX apo UNMIK, sepse në Rezolutën 1244 të KS të KB shkruan se prezenca e forcave ndërkombëtare dhe 95 % e shteteve janë shtete të njëjta edhe në EULEX edhe në UNMIK",

Ai shtoi se partia e tij dhe Serbia kurrë nuk do ta pranojnë dhe mbështesin Kosovën e pavarur. (start)
Shtuar më 20/10/2008, ora 22:27
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori