Mikja e ngushtë i jep lamtumirën Adelës: Ishim katër, por ti e theve premtimin
Adela ishte një njeri i dashur me të tjerët dhe humbja e saj i ka prekur të gjithë. Shoqja e saj e ngushtë në median ku punonte i ka kushtuar një status të ndjerë duke i thënë se ata ishin katër, por Adela e theu premtimin.

Statusi i plotë:

Shpirtit tim nuk i del dot asnje fjale per ty vecse dhimbje dhe pengje! Jeta ime pa ty ishte bosh, kur s’te takoja nje dite, as nuk arrij te imagjinoj si po i shty keto ore, teksa mendoj qe eshte e gjitha nje enderr e keqe dhe pres mbaroje ky ankth. Si do te ece ne rruget e qytetit pa ty, si mund te shkoj ne kinema pa ty, planet e pushimeve tona pa ty. Gjithcka pa ty… Ishim kater, por ti e theve premtimin dhe tashme jemi tre qyqare pa ty o engjelli yne. Te te percjell ty sot per ne banesen fundit, gjeja e fundit me kish shkuar ndermend, sidomos pas planeve tona per te shkuar ne Korce fundjaven e ardhshme! Ti ishe nje drite e mbushje zemren time pas cdo zbrazetie, ishe nje yll i bukur qe na zbukuroje te gjitheve. Tani do ndricosh lart si engjell per te gjithe ne. Por do jesh gjithmone e jona me ne dhe per ne. Te dua ne infinit
Shtuar më 30/10/2017, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori