Pamje nga aksidenti me 1 të vdekur në Tiranë, makina e trupës diplomatike ruse doli nga rruga dhe u përmbys, reagon Policia

Dalin pamjet nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të TEG-ut, te mbikalimi i Saukut në Tiranë, ku mbeti i vdekur  shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë, pasagjer, dhe i plagosur shoferi i makinës 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën”, njofton policia.

Automjeti me targa diplomatike ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur disa herë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidenti.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/albeu.com/


Shtuar 12.05.2023 08:18