Shpërthimi goditi rrugën Istiklal të Stambollit, raportohet për disa viktima

Të paktën një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën në një shpërthim në rrugën historike Istiklal të Stambollit.

Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya tha në Twitter se ka pasur viktima nga shpërthimi që ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale të dielën.

“Në vendngjarje janë dërguar ekipet të policisë, shëndetësisë, zjarrfikëses dhe AFAD. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, shkroi ai në Twitter.

Shkaku i shpërthimit nuk ishte menjëherë i qartë.

Pamjet treguan ambulanca, kamionë zjarrfikës dhe polici në vendngjarje në rrethin Beyoglu. Ekipet e policisë morën masa sigurie në zonën ku ndodhi shpërthimi.

Përdoruesit e mediave sociale thanë se dyqanet ishin mbyllur dhe rruga u mbyll.

Ky është një histori në zhvillim dhe do të përditësohet më vonë. /albeu.com/


Shtuar 13.11.2022 16:09