Mijëra qytetarë në sheshin "Nënë Tereza" (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Myslimanë, katolikë, dhe qytetarë të besimeve të tjera pa dallim, kanë dalë sot në sheshin Nënë Tereza ku rreth orës 11:00, Papa Francesku do të mbajë Meshën e Shenjtë. Pas kontrolleve të shumta nga policia, qytetarët janë pozicionuar në anët e bulevardit, ku ka kaluar eskorta që shoqëron Atin e Shenjtë.

Pas mbërritjes në Tiranë, Papa Francesku është pritur nga Presidenti Bujar Nishani. Gjatë takimit në Presidencë, papa ka lënë edhe përshtypjet e tij në librin e përshtypjeve. /albeu.com/




Shtuar më 21/09/2014, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori