Plasin polemikat, teknologjia dështoi që në ndeshjen e parë të Premier League

Premierliga angleze është rikthyer në aksion, për të vazhduar pjesën finale të sezonit.

Ndeshja hapëse ishte ajo mes Aston Villas dhe Sheffield United, e cila përfundoi baras, 0-0.

Por, rezultati ka mundur të ishte ndryshe, nëse VAR dhe teknologjia e vendosur në vijën e portës të funksiononte si duhej.

Në fund të pjesës së parë, pas një goditje të miqve, portieri vendas, Nyland, ka përfunduar në portë bashkë me topin, por teknologjia e vendosur në vijën e portës nuk ka dhënë asnjë sinjalizim, dhe VAR nuk ka ndërhyrë.

Për këtë gabim, ka shumë kritika, kur dihet se sa shumë është investuar në teknologji, për të evituar këto gabime.


Shtuar 17.06.2020 21:26