Mijera emigrante kthehen ne Shqiperi per te votuar
Albeu.com
Një ditë para zgjedhjeve, emigrantët janë dyndyr në pikat doganore greke për të ardhur në Shqipëri për pjesëmarrje në zgjedhje. 7400 persona kanë kaluar pikën kufitare të Kakavijës brenda 24 orëve.Ndërkohë që nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 08:00 të mëngjesit në pikën doganore të Kapshticës kanë hyrë më shumë se 4 mijë emigrantë. Aktualisht në doganën e palës greke punohet me 4 sportele, ndërsa në atë shqiptare me 7 të tillë. Pavarësisht numrit të madh të emigrantëve gjendja në doganën e Kapshticës paraqitet e qetë.
Pjesa më e madhe e emigrantëve tregojnë se kanë ardhur për të votuar, ndërsa shprehin besimin se zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë të standardeve më të larta. Por, një pjesë e mirë e emigrantëve thonë se kanë ardhur edhe për të mos lejuar abuzimet e mundshme me votën e tyre, pasi sipas tyre shpesh herë kanë dëgjuar për votimin në emër të të tjerëve. Policia ka marrë masa edhe në kuadër të luftës së vazhdueshme ndaj krimit të organizuar dhe tentativave për kalimin ilegal të kufirit.
Shtuar më 27/06/2009, ora 17:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori