ZYRTARE/ Man.United rinovon kontratën me talentin e mesfushës

Manchester United ka arritur që të mbyll marrëveshjen me mesfsuhorin e skuadrës, McTominay.

McTominay është pajtuar për rinovimin e kontratës me United dhe do të jetë në ‘Old Trafford’ deri në vitin 2025.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Manchester United në ‘Twitter’.

Lojtari ka në kontratë opsionin për të vazhduar edhe një vit më larg se 2025 qëndrimin e tij në ‘Old Trafford’.

Pas rinovimit, McTominay është shprehur i lumtur me arritjen e marrëveshjes.


Shtuar 23.06.2020 08:44