E FUNDIT/ Zjarr te konviktet e Qytet Studentit, digjet banesa pranë tyre (VIDEO)
As Osama bin Laden nuk pati kaq interes publik: Çfarë nuk u pa në seancën gjyqësore të Kokëdhimës
Pronari i restorant "Panaorama" në Vlorë, teksa ndodhej para gjykatës nuk ka kursyer ironinë ndaj medias, duke deklaruar se kaq vëmendje mediatike nuk ka pasur as në ShBA me arrestimin e Osama bin Laden.

Njëri prej avokatëve të tij ka deklaruar pas tij se çështja e tij ka marrë tashmë edhe vëmendjen e kryeministrit.

Kokëdhima: Kaq interes mediatik nuk ka marrë as çështja e Osama bin Ladenit në ShBA.

Avokati: Normale që çështja jote do ketë vëmendje publike sepse ka tërhequr dhe vëmendjen e kryeministrit.

Kokëdhima: Kryeministri harron që un e kam mik atë.

Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë. Në video e publikuar dje, Mihal Kokëdhima duket në pjesën e parme të makinës dhe godet me grusht dhe me telefon xhamin e parme derisa e thyen.

Brenda në makinë është familja e turistëve spanjollë, 5 anëtarë, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar. Nga videoja duket që turistët janë tepër të frikësuar. Nga Porto Palermo ata nisen drejt rajonit të policisë në Sarandë.

Shtuar më 18/08/2019, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori