Miell me ngjyrues, bllokohen gjashtë subjekte
Pëlqej
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar gjashtë subjekte, ku është konstatuar miell me ngjyrues, ndërsa për shkelësit janë marrë masa.
Të gjitha këto u bënë të ditura gjatë takimit të zhvilluar dje midis drejtorit të AKU-së, Afrim Bakaj, dhe importuesve të grurit e miellit.

“Cilësia e miellit është në normat e Bashkimit Europian në të gjithë përbërësit e tij, si në përqindjen e proteinës, e cila duhet të jetë 12 për qind, ashtu edhe në sasinë e glutenit dhe përbërësve të tjerë të bukës”, tha drejtori i AKU-së. Ndërkohë, importuesit e miellit dhe të grurit pohuan se cilësia e këtyre produkteve në Shqipëri është në parametrat e duhur për konsum.


“Mielli që vjen në Shqipëri është i garantuar me standarde të Bashkimit Europian, pasi kalon në shumë etapa certifikimi, si vendi i origjinës, për të vazhduar më tej në kontrollet e rrepta që bëhen nga AKU-ja”, thanë prodhuesit.
Shtuar më 13/09/2014, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori