Micov: Rama, Millosheviçi i ri i Ballkanit!
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Analisti dhe përkrahësi i partisë së Nikolla Gruevskit, Stefan Vllahov Micov, e ka kritikuar ashpër platformën politike të partive shqiptareMaqedoni.

Ai shkrimin e tij e fillon me fjalë të ashpra, ku shkruan se platforma e partive shqiptareMaqedoni është në funksion të vazhdimit të krizës dhe se kërkesat e tyre nuk janë gjë tjetër vetëm se terrorizëm i ashpër politik, të cilët komandantët politikë shqiptarë intensivisht e kanë praktikuar veçanërisht nga 2001-shi e këndej.

Micovski i përmend 6 pika se pse kërkesat e platformës janë kërcënime të ulëta; e para Marrëveshja e Ohrit, ajo më herët është përmbushur mbi normën dhe e pajisur në Kushtetutë, marrëveshje e cila për maqedonasit, për fat të keq, është kapituluese.

E dyta, kërkohet konfirmim kurorë për shqiptarët në Maqedoni si shtetformues të dytë.

E treta, dygjuhësi të barabartë. Shqiptarët në Maqedoni mbistandardin i gëzojnë të drejtat gjuhësore.

E katërta, debati për emrin, himin dhe stemën, kërkesa që godet me smirë simbolet e identitetit maqedonas, me qëllim që e njëjta të likuidohet, që në vend të Goces, Karevit dhe Dames në himn ta vendosim Xhemën dhe Mefailin, kurse në mes tyre edhe Edi Ramën.

E pesta, përfshirje e komandantëve politikë shqiptarë në bisedimet për emrin me Greqinë. Paturpësisht dhe kërkesë marrëzie.

E gjashta, bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë për menaxhimin integral të kufirit, edhe pse në mesin e tyre edhe Maqedonia, për fat të keq, dhe tani ekziston kufiri fiktiv përmes së cilës kur të duan mund të vijnë mysafirë të paftuar në Lagjen e Trimave dhe të bëjnë çfarë të duan në vend tjetër.

Micovski shton se, manifesti maqedonas mendon se është koha e saktë dhe bën thirrje për krijimin e frontit maqedonas për mbrojtje të ekzistencës së saj.

Në fund të shkrimit të tij, Micovski i quan partitë shqiptare marionetë të Edi Ramës, ku këtë të fundit e quan Millosheviçi i ri ballkanik dhe evropian, transmeton "Telegrafi". /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori