Meyer: Njiheni jugun e Kosoves, dergojeni ushtrine ne veri
Albeu.com
Profesori i shkencave politike në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes (NDU) në Uashington, Steven Meyer thotë se Serbia duhet të kërkojë ndarjen e Kosovës. “Beogradi fillimisht duhet ta njeh pavarësinë e pjesës jugore të Kosovës”, ka thënë Meyer për të përditshmen Beogradase, NIN, raporton B92.
Sipas tij, pas njohjes së pjesës jugore të Kosovës, hapi i ardhshëm i Beogradit do të ishte shpallja e menjëhershme e veriut të Mitrovicës pjesë të territorit serb, dhe të dërgonte trupat ushtarake dhe policore atje – “jo për të luftuar, por të ndihmuar në garantimin e paqes dhe për mbrojtjen e serbëve në atë zonë”.

Meyer theksoi se qeveria serbe duhet të insistojë gjithashtu në miratimin e “një rezolute të re të OKB-së si dhe të një plani i cili do të garantonte jetesën dhe pronën e atyre serbëve që jetojnë në jug të lumit Ibër”.

Sipas Meyer, veprimi i Serbisë për ta përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në çështjen e statusit të Kosovës ka qenë “vendim naiv”.

“Vetëm nëse, natyrisht, qeveria ka dashur të humbë dhe në atë mënyrë ta arsyetojë vetën për ndarjen e Kosovës”, është cituar të ketë thënë profesori amerikan, shkruan B92.
Shtuar më 09/07/2010, ora 12:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori