Mevlanin mezi e përqafoi, Ledjana lejon Erin t'a marrë në krahë (FOTO LAJM)

Dita e sotme në Për’Puthen po transmetohet takimi mes Erit dhe Ledjanës.

Një takim i këndshëm mes tyre që filloi me një shëtitje me makinë dhe përfundoi në një restorant natyrë. Një moment i papritur ndodhi mes tyre, ku gjatë bisedimit, djali e kapi hopa Ledjanën.

Ajo nuk e kundërshtoi atë gjest afrimiteti nga ana e tij dhe reagoi vetëm duke qeshur.

Biseda mes tyre në takim:

Ledjana: A je lënduar ndonjëherë në jetë?

Eri: Jo.

Ledjana: Si ka mundësi?

Eri: A e di pse nuk lëndohem se jam aq inteligjent që e kuptoj që në momentin që një person do me të lëndu, edhe në dashuri jam inteligjent.

Ledjana: Në dashuri nuk mund të jesh inteligjent.

Eri: Ca tipi je ti, që tradhëton?

Ledjana: Eeeeee…

Eri: Po u mendove gjatë e ka një gjë.

Ledjana: Nëse do ta dua një person kurrë. Nuk kam tradhtuar kurrë dhe nuk mendoj se do të tradhtoj. E bëj atë të kuptojë që nuk dua më por jo ta tradhtoj.

Ky veprim solli reagime të shumta në studio nga Kristiani dhe Melisa.
Shtuar më 05/02/2021, ora 20:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori