Trump e pranon: U fsheha ne Bunker gjatë protestës në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA, Donaldo Trump e ka pranuar se gjatw protestave pwr vdekjen e George Floyd ka shkuar te bunkeri nwntokwsor nw Shtwpinw e Bardhw, jo pwr tu fshehur, por për të bërë një inspektim.

“Ishte një lajm i rremë. Nuk isha (në bunker),” tha Trump në Fox News Radio.

“Unë zbrita gjatë ditës dhe isha atje për një periudhë të vogël, të shkurtër dhe ishte shumë më tepër për një inspektim, nuk kishte asnjë problem gjatë ditës,” shtoi presidenti.

I pyetur nga gazetari Brian Kilmeade nëse ekipet e sigurisë i kërkuan që të futej në bunker për arsye sigurie, Trump deklaroi: “Jo, ata nuk më thanë fare.”

Kujtojmë këtu se New York Times raportoi se agjentët e Shërbimit Sekret e dërguan Trump-in drejt bunkerit, i njohur gjithashtu si Qendra e Operacioneve të Urgjencës Presidenciale, të premten në mbrëmje ndërsa protestat jashtë Shtëpisë së Bardhë përshkallëzoheshin.

Një zyrtar i lartë i administratës i tha NBC News të dielën se Trump ishte në bunker për një “periudhë shumë të shkurtër për siguri. Presidenti u kthye në rezidencën e tij në Shtëpinë e Bardhë brenda një ore, shtoi zyrtari.


Shtuar 4.06.2020 12:02