Presidenti i Republikës Ilir
Meta ka qenë i
pranishëm sot në konferencën ndërkombëtare të
gazetarëve të Europës Juglindore “South East Europe Medi Forum”.
Gazetarët e
pranishëm në aktivitet kanë pyetur sërish kreun e shtetit nëse do ta dekretojë apo jo Sandër Lleshin si MInistër të Brendshëm, pasi emri i tij është çuar për herë të duyytë në presidencë nga ana e kryeministrit Rama.
Pyetjes së
gazetarëve Meta ju përgjigj se ai nuk do të përfshihet në
debate, dhe se përgjigjen shqiptarët do të marrin në rrugë
institucionale ditët e ardhshme.
“E di shumë mirë si funksionon procedura e emërimit të ministrit. Kam qenë kryeministër dhe kryetar Kuvendi dhe e di si funksionon. Në ditët e ardhshme do merrni përgjigje
institucionale e korrekte dhe nuk kam ndërmend të përfshihem në
debate”, deklaroi Presidenti
Meta.
Shtuar më 15/11/2018,
ora 19:14