Metës i rrezikohet presidenca, ky burrë e ka çuar në Kushtetuese
Pëlqej
Kujtim Gjuzi, kreu i Partisë Konservatore ka dërguar një padi në Gjykatën Kushtetuese ndaj presidentit të zgjedhur Ilir Meta, sipas të cilës ai ka shkelur katër herë Kushtetutën.

Me këtë rast, Gjuzi kërkon ndërprerjen e mandatit presidencial të Metës. Gjuzi është aleat i Bashës në këto zgjedhje, ku kreu i opozitës e ka ashpërsuar ndjeshëm zërin ndaj Metës.


Lajmërimi i Gjuzit

Miq dua tu bej me dije se :

Partia Konservatore ALBANIA ka derguar ne Gjykaten Kushtetuese kerkese Padi kunder Presidentit te zgjedhur me 87 vota ne parlament Zotit ILIR META per t’iu nderprere mandati presidencial sepse ka shkelur ne 4 raste KUSHTETUTEN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Neni 89 I KUSHTETUTES SE SHQIPERISE NDALON: Zgjedhjen e nje qytetari Shqiptar qe nuk ka dhene doreheqjen nga posti i a) Deputetit b) kryetarit te nje partie politike e aq me shume kur personi qe zgjidhet president ne germen dhe frymen e kushtetutes vazhdon te jete Kryetar i kuvendit te Shqiperise e po ashtu mbetet aktiv ne fushaten elektorale te zgjedhjeve te dates 25 Qershor 2017.

Konservatoret zyrtarisht kane njoftuar Ambasaden Britanike & Amerikane ne Tirane.

Kryetarin e opozites zotin Lulzim BASHA si dhe televizionet TVSH,UFO, REPOTRT tv dhe SHIJAK TV .

vo. Kerkese padia eshte bere me daten 08.06.2017

LE TE SHPRESOJME SE ZOTI ILIR META DO TE DOREHIQET NGA POSTI I PRESIDENTIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE PASI KERKESA E NDJESES NGA ANA E TIJ NUK NDALON GJYKATEN KUSHTETUESE TE REALIZOJE NJE GJYKIM OBJEKTIV TE SHKELJES SE NENIT 89 TE KUSHTETUTES.
Shtuar më 19/06/2017, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori