Meteorologët grekë japin alarmin: Shi dhe përmbytje në Greqi dhe disa zona të Shqipërisë

Pëlqej
Meteorologët grekë kanë dhënë alarmin për një përkeqësim të motit duke filluar nga dita e sotme deri të dielën.

Shumë zona të Greqisë pritet të përballen me shtrëngata të forta shiu dhe përmbytje, por në hartat e publikuara prej tyre spikasin edhe dy zona në Shqipëri ku parashikohet të bien reshje të dendura shiu, raporton Albeu.com.

Shira të dendur në Shqipëri parashikohen në luginën e Vjosës si edhe në zonën Përrenjas-Librazhd-Gramsh ku pritet të bien 10-15 mm shi.

Ndërkohë meteorologët shqiptar kanë parashikuar ulje të temperatuarave gjatë ditës së sotme dhe në fundjavë.

Me mot të keq është duke u përballur edhe Serbia ku zona të tëra janë nën pushtetin e ujit dhe reshjeve të dendura të breshërit.

Alarmi për përmbytje është dhënë gjithashtu edhe në zonën e Trakisë në Turqinë Perëndimore. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori