Metën e ushqen Monika?! Mbesa e Berishës: Gjynah, bëni sevap...
Mbesa e Berishës nuk lë rast pa hedhur kunja. Këtë radhë, karemin e ka hedhur tek Ilir Meta, duke e ironizuar për pasurinë e tij.

Teksa ka postuar një lajm në faqen e saj Facebook, ajo ka bërë edhe një koment tallës për të.

Në shkrimin në fjalë, Meta cilësohet si i varfër, teksa e ushqen bashkëshortja. Ajo nuk e ka vrarë mëndjen gjatë, e menjëherë ka bërë këtë koment bashkëngjitur shkrimit në fjalë:

"I shkreti...gjynah. Bëni sevap, çojini ndihma, se operacionet dhe shpenzimet marramendëse me festa ditëlindjesh si sheikë, rrezik edhe ato i ka dhuratë... ", ka shkruar ajo. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori