METE: Gati projektligji për liberalizimin e tregut të energjisë
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka dorëzuar gjatë ditës së sotme në Kuvend projekt/ligjin që parashikon liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në vendin tonë.

Ndërkohë pritet që drafti të diskutohet në komisionet parlamentare në ditët në vazhdim.

Ky projekt/ligj parashikon që ndërmarrjet e mëdha që harxhojnë mbi 50 milionë kv/orë energji në vit, të cilat furnizohen aktualisht nga kompania CEZ, ta sigurojnë vetë energjinë përmes operatorëve të tjerë në linjë private.

Në këtë mënyrë KESH-i, që sipas ligjit siguron 70% të energjisë që i duhet CEZ-it, duhet të garantojë një vëllim më të vogël energjie dhe për pasojë nuk do të jetë i detyruar që për hir të zbatimit të kontratës të importojë energji për të furnizuar CEZ-in.

Hartuesit e ligjit janë shprehur se për hartimin e këtij drafti i janë referuar direktivave të Bashkimit Europian për sektorin e energjise. Nëse miratohet nga parlamenti shqiptar ky ligj, tregu i energjisë në vend pritet të liberalizohet, pasi çdo ndërmarrje mund të blejë energjinë jo vetëm nga ofruesi i vetëm në vend CEZ por edhe nga kompani të tjera./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori